Tirana International Hotel & Conference Center është hoteli dhe qendra e konferencave më e madhe dhe më prestigjioze në Shqipëri. I vendosur në sheshin qendror të Tiranës, ai ndërthur pamje mbresëlënëse të kryeqytetit shqiptar me një pozicion strategjik në qendër. I rinovuar tërësisht në vitin 2018, Tirana International ofron një nivel luksi dhe shërbimi të pakrahasueshëm, për të garantuar një qëndrim të paharrueshëm dhe një përvojë të veçantë të mikpritjes shqiptare.
Tirana është një qytet i pasur me kulturë, histori dhe tradita. Gjatë viteve ka kaluar një transformim të përmasave të jashtëzakonshme. Qendra e Tiranës sot është e panjohshme krahasuar me të kaluarën, me ndërtesa të lyera me ngjyra të forta, sheshe publike të gjelbëruara dhe rrugë këmbësore që janë kënaqësi për t’u eksploruar.
Si një pikë kyçe në qendër të Tiranës, hoteli ka qasje të lehtë në pikat më tërheqëse historike dhe kulturore të qytetit, si Kalaja e Tiranës, Muzeu Historik Kombëtar, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Galeria e Arteve, si dhe në institucione të rëndësishme si Parlamenti, ministritë, Banka e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës.

