Akomodimi

Ne kemi bërë marrëveshje të veçantë me hotelin më të mirë në vend

Tirana International Hotel

Tirana International Hotel & Conference Center është qendra më e madhe e konferencave në Shqipëri dhe destinacioni i përsosur për çdo lloj takimi, konference apo eventi. Pavarësisht nga madhësia apo qëllimi, nga kongreset dhe panairet tregtare deri te banketet dhe koncertet, festimet dhe ceremonitë e çdo lloji, hoteli është i pajisur me teknologji bashkëkohore dhe shërbim katering në vend, për ta bërë eventin tuaj të paharrueshëm.

Qendra e konferencave ka 15 salla të ndryshme me një kapacitet total deri në 2200 persona. Të gjitha sallat ndërthurin funksionalitetin, stilin dhe teknologjinë më të fundit, për t’u siguruar që çdo prezantim të shihet dhe të dëgjohet në mënyrë efektive.

Pajisjet teknologjike përfshijnë sistem përkthimi simultan deri në 8 gjuhë – në kabina të integruara në sallat e mëdha të konferencave ose në kabina portative për sallat më të vogla. Të gjitha janë të certifikuara sipas standardeve evropiane (EN 15038:2006) – një nga arsyet që e bëjnë Tirana International Hotel & Conference Center lider në organizimin e eventeve në Shqipëri.

Ambientet dhe shërbimet që ofron Tirana International Hotel & Conference Center:

  •  Salla me dritë natyrale
  •  Dalje emergjente
  •  Pajisje për përkthim simultan (deri në 8 gjuhë)
  •  Kabina të integruara për sallat e mëdha të konferencave
  •  Kabina portative
  •  Asistencë teknike falas gjatë eventit
  •  Internet WIFI falas ose linjë e dedikuar (Ethernet)
  •  Sistem zanor
  •  Ekran (1.8 m X 1.8 m / 2 m X 2 m / 3 m X 3m / 7m X 3m)
  •  Foltore tavoline
  •  Flip chart
  •  Tabelë njoftimesh
  •  Podium
  •  Publikim elektronik i aktivitetit
  •  Parkim
  •  Projektor tavani dhe projektor portativ
  •  TV LED 55”
  •  Laptop
  •  Sistem mikrofonash për konferenca
  •  Mikrofona pa tel
  •  Regjistrim digjital i zërit

BALLKONI & RESTORANTI “CLASSIC”

Përmirësohemi me çdo hap që hedhim! Ballkoni & Restoranti Classic është padyshim shenja jonë dalluese. Kjo sallë e veçantë, e artë dhe mbretërore, i shpreh të gjitha: besnikërinë tonë, premtimin për të ofruar produkte të shkëlqyera dhe, mbi të gjitha, përkushtimin tonë ndaj përsosmërisë! Dekori pasqyron një stil elegant, në ngjyrë blu mbretërore me detaje të arta mbi një sfond të bardhë të thjeshtë. Është unik në stil dhe komoditet, me atraksionin shtesë të një pamjeje mikpritëse të qendrës së Tiranës nga ballkoni. Salla ka kapacitet për 200 persona dhe është e përshtatshme për një gamë të gjerë aktivitetesh, përfshirë konferenca, seminare ose raste të veçanta si dasma, ditëlindje dhe takime familjare.

RESTORANTI “LA PERGOLA”

Një përvojë gustatore që nuk duhet humbur në Tiranë gjendet në Barin dhe Restorantin e Tarracës La Pergola, në katin e 2-të të hotelit. Asnjë përvojë në Tirana International nuk do të ishte e plotë pa shijuar kryeveprat e shkëlqyera të kuzhinës që ofrohen. Padyshim, është një zgjedhje e shkëlqyer për darkë ose drekë pune.

Nga darkat e rafinuara deri te tarraca më e shtruar në ajër të hapur, përzgjedhja e menusë do të kënaqë çdo shije. Shtojini kësaj pamjen mahnitëse të Tiranës dhe keni të gjithë përbërësit për një përvojë të përsosur ngrënieje.

BARI

Nëse po kërkoni ndoshta kafenë më cilësore në Tiranë, parkim të lehtë e të sigurt dhe WIFI falas me shpejtësi të lartë, ndërsa kërkoni një vend të mirë për kafenë tuaj, mund të mendoni për mundësitë e shumta që ofron kryeqyteti në rritje, por nuk mund të shmangni vendosjen në krye të listës të Kafenesë së Tirana International. Arsyet janë të shumta… Ndoshta kafeja më cilësore në qytet, parkim i lehtë dhe i sigurt, internet pa tel kudo, dhe është një pikë takimi e lehtë për t’u gjetur dhe arritur. Bëjeni Café Lounge-in tonë vendin tuaj të takimeve ose të çlodhjes – nuk do të pendoheni. Një kafe, një lëng frutash të freskët, një koktej apo një konjak në Café Lounge të Tirana International mund të bëhet shpejt zakoni juaj më i dashur!

BANKETET

Nëse planifikoni një darkë private ose një banket të madh në ambientet tuaja dhe dëshironi shërbim katering të klasit të parë, mos kërkoni më tej se shërbimi i Kateringut të Tirana International Hotel. Stafi ynë motivohet nga pasioni për shërbimin dhe gatimin. Me një ndërthurje pjatash tradicionale dhe ndërkombëtare, në përputhje me çdo kërkesë dhe shije të klientëve tanë, ne jemi më të mirët për eventet tuaja.