Kolegji Pan-Shqiptar i Kirurgëve (KPSHK) është organizatë profesionale, jofitimprurëse, e themeluar më 6-7 shkurt, në Tiranë, Shqipëri, me pjesëmarrjen e kirurgëve/delegatëve nga të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët dhe diaspora. Kolegji do të shërbejë si një platformë për bashkëpunim dhe koordinim mbarëkombëtar shqiptar në fushën e kirurgjisë. Kolegji Pan-Shqiptar i Kirurgëve (PACS) është organizatë profesionale, jofitimprurëse, e themeluar më 6-7 shkurt, në Tiranë, Shqipëri, me pjesëmarrjen e kirurgëve/delegatëve nga të gjitha rajonet e banuara nga shqiptarët dhe diaspora. Kolegji do të shërbejë si një platformë për bashkëpunim dhe koordinim mbarëkombëtar shqiptar në fushën e kirurgjisë.
Ceremonia u hap me fjalën e mirëseardhjes nga Prof. Dr. Arben Beqiri, Kryesues mikpritës i Këshillit Themelues, dhe me fjalimin prezantues nga Prof. Dr. Rifat Latifi, Kryesues i Këshillit Themelues, ndërsa nga të ftuarit e veçantë fjalë përshëndetëse mbajtën: zv.Kryeministri i i Parë Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Bekim Sali, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Arben Vitia, Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, z. Azir Aliu, si dhe rektorët Prof. Dr. Xheladin Draçini (Universiteti i Mjekësisë, Tiranë), Prof. Dr. Jusuf Zejneli (Universiteti i Tetovës), dhe Prof. Dr. Mentor Petrela.
Në emër të përfaqësuesve nga rajoni dhe mërgata përshëndetën gjithashtu anëtarët e Këshillit Themelues: Dr. Osman Zhuri (Kosovë), Prof. Dr. Ilir Hasani (Maqedoni e Veriut), Prof. Dr. Lumnije Kqiku (Austri), Prof. Dr. Alban Neziri (Zvicër), Prof. Dr. Mentor Ahmeti (SHBA), Dr. Valon Baraliu (Gjermani), Prof. Dr. Albion Totsi (Greqi), Dr. Daut Gjoni (Mali i Zi), dhe Dr. Beqir Nuhiu (Preshevë).
Anëtarë tjerë të Këshillit Themelues të KPSHK ishin edhe Prof. Dr. Arben Gjata, Prof. Dr. Fatos Olldashi, Dr. Edvin Selmani (Shqipëri), Prof. Asoc. Dr. Luan Jaha, Dr. Mentor Gorani (Kosovë), Dr. med. Kushtrim Shala (Gjermani), Prof. Dr. Rexhep Selmani (Maqedoni e Veriut), dhe Prof. Dr. Ilirijana Haxhibeqiri (Bosnë dhe Hercegovinë). Koordinator i takimit ishte z. Kujtim Salihu, ndërsa znj. Fatjona Jahaj - Koordinatore Teknike/Administrative.
Në fund të programit, Kryesuesi i Këshillit Themelues, Prof. Dr. Rifat Latifi lexoi Rezolutën e Themelimin të KPSHK-së, e cila u miratua nga të gjithë delegatët. Në rezolutë mes tjerash ceket se “Kolegji Pan-Shqiptar i Kirurgëve (KPSHK), do të jetë entitet profesional i pavarur me mision avancimin e praktikës dhe shkencës kirurgjikale, duke përcaktuar standardet e trajnimit në të gjitha disiplinat kirurgjikale, duke siguruar kujdes kirurgjikal të sigurt, modern, dhe të bazuar në prova, si dhe duke promovuar të studiuarit gjatë gjithë jetës, praktikën etike dhe llogaridhënien profesionale”.
Strukturat e përkohshme të KPSHK-së do të përgatisin statutin dhe dokumentacionin themelues, ndërsa pas miratimit të statutit nga kuvendi i delegatëve do të zgjidhen strukturat drejtuese me përgjegjësi dhe mandat të plotë.
KPSHK po ndërtohet sipas shembujve të suksesshëm të organizatave kirurgjikale dhe synon të forcojë partneritetet institucionale, të mbështesë edukimin e vazhdueshëm mjekësor, të promovojë punën shkencore dhe të inkurajojë përfaqësimin e unifikuar profesional. Duke lidhur kirurgë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe komunitetet shqiptare në mbarë botën, Kolegji do të nxit ekspertizën e përbashkët, iniciativat e përbashkëta dhe kontributet e koordinuara në praktikën moderne kirurgjikale dhe kujdesin ndaj pacientit.