Kongresi i 2-të i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve
Shkurt 6, 2026Lajme nga Kongresi
Përditësim: Kongresi është shtyrë për 27–29 maj 2027 në Hotel Tirana International, Tiranë. Datat dhe afatet më poshtë i referohen planit fillestar.
KONGRESI I 2-TË KLINIK I KOLEGJIT PAN-SHQIPTAR TË KIRURGËVE NË TIRANË, SHQIPËRI
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Kongresi i 2-të Klinik i Kirurgëve Pan-Shqiptarë do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, nga 22 deri më 24 tetor 2026.
Mos e humbisni mundësinë për të prezantuar punën tuaj dhe dërgoni abstraktin tuaj deri më 30 maj 2026.
Ju ftojmë të na ndiqni për më shumë informacion rreth ngjarjes më kulminante të mjekësisë shqiptare dhe rajonale.
